Shi e erëra të forta në Skenderaj, dëmtohen objekte dhe vetura

Moti i ligë është duke mbizotëruar sot në gjithë vendin. Përpos shiut dhe breshrit, ka pasur edhe dëmtime nga erërat e forta që kanë mbizotëruar. Në disa pamje shihet se erërat e forta kanë qarë murin e një ndërtese në qytetin e Skenderajt. Gjithashtu shihet edhe një makinë e dëmtuar aty afër por edhe një…

Lajme

02/07/2024 14:30

Moti i ligë është duke mbizotëruar sot në gjithë vendin.

Përpos shiut dhe breshrit, ka pasur edhe dëmtime nga erërat e forta që kanë mbizotëruar.

Në disa pamje shihet se erërat e forta kanë qarë murin e një ndërtese në qytetin e Skenderajt.

Gjithashtu shihet edhe një makinë e dëmtuar aty afër por edhe një lokal, raporton lajmi.net.

Ndërsa Komuna e Skenderaj ka dalë me një njoftim për gjendjen në terren.

“Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht ka kaluar pa pasoja tjera.
Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.
Komuna e Skenderajt shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara.”- thuhet në njoftimin e komunës. /Lajmi.net/