Mospërputhja e votave në zgjedhje nacionale në Drenas, Prokuroria lëshon autorizim Policisë për të grumbulluar informata dhe siguruar prova
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të rënda, ka thënë se po përcjellin në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit të 2025-tës. Sipas kësaj Prokurorie, ata kanë vërejtur mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në Komunën e Drenasit. “Marrë parasysh…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të rënda, ka thënë se po përcjellin në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit të 2025-tës.
Sipas kësaj Prokurorie, ata kanë vërejtur mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në Komunën e Drenasit.
“Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, kanë thënë nga kjo Prokuroria.
Prokurori i shtetit, ka thënë se po përcjell nga afër procesin e rinumërimit edhe në Komunat e tjera që bien në kompetencë të kësaj Prokurorie, ndërsa kanë shtuar se pas përfundimit të këtij procesi do të analizohen të gjitha rrethanat dhe shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve tjera për grumbullimin e informatave.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë është e determinuar në luftimin e dukurive negative në Republikën e Kosovës, e veçanërisht me rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë”, thuhet në komunikatë.
Në Drenas, tre kandidatët që kanë humbur më së shumti vota nga secila parti janë:
PDK:
Fadil Demaku: -222 vota
Bedri Hamza: – 16 vota
Bekim Sopaj: -10 vota
VV:
Albin Kurti: -10 vota
Hajrulla Çeko: -8 vota
Glauk Konju8fca: -4 vota
Nisma Socialdemokrate:
Afrim Kabashi: -3 vota
Rifat Mazreku: -3vota
Haxhi Berisha: -3 vota
LDK:
Naser Osmani: -13 vota
Paris Guri: -6 vota
Lumir Abdixhiku: -3 vota
AAK:
Kushtrim Xhemaili: -2 vota
Albana Bytyqi: – 1 votë
Gani Dreshaj: -1 votë