“Mos e manipuloni një njeri në moshë”, Deliu përplaset me Nagavcin dhe kërkon thirrjen e seancës

Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, dhe deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci. Deliu i është drejtuar Nagavcit me kërkesën që të thirret seanca e Kuvendit. “Thirre seancën”, i ka thënë Deliu. Nagavci i është përgjigjur se ajo nuk mund ta thërrasë seancën, pasi është…

Lajme

12/08/2026 13:01

Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, dhe deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci.

Deliu i është drejtuar Nagavcit me kërkesën që të thirret seanca e Kuvendit.

“Thirre seancën”, i ka thënë Deliu.

Nagavci i është përgjigjur se ajo nuk mund ta thërrasë seancën, pasi është deputete.

“Unë s’e thirri, jom deputete”, ka deklaruar Nagavci.

Nagavci i është kundërpërgjigjur duke e pyetur nëse e di se kush e thërret seancën.

“Oj deputete, a e din kush ta thirr seancën?”, ka thënë Nagavci.

“Shko fol me kryesuesin”, është përgjigjur Nagavci.

Më pas, Deliu e ka pyetur se kujt i takon kryesuesi i seancës.

“I kujt është kryesuesi?”, ka pyetur Deliu.

Nagavci i është përgjigjur sërish:

“Shko fol me kryesuesin”.

Deliu ka vazhduar me kritikat, duke akuzuar LVV-në se po e mban peng shtetin.

“E keni marrë shtetin peng”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka kërkuar që seanca të thirret dhe ka akuzuar palën tjetër për manipulim.

“Thirreni seancën, mos e manipuloni një njeri në moshë, thirre seancën”, ka thënë Deliu.

Në fund të përplasjes, Nagavci e ka pyetur Deliun:

“A e kreve?”

Përplasja ka ndodhur në një situatë të tensionuar në Kuvend, ku vazhdon ngërçi rreth konstituimit të legjislaturës. /Lajmi.net/