Momenti kur gjendet trupi i 30-vjeçarit në lumin Mat pas një muaji – për kërkimin e tij asistoi edhe FSK

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit. Rreth kësaj ka reaguar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka qenë e angazhuar në operacionin e kërkimit. Trupit i pajetë, siç thuhet në reagimin…

Lajme

07/02/2026 13:37

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit. Rreth kësaj ka reaguar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka qenë e angazhuar në operacionin e kërkimit.

Trupit i pajetë, siç thuhet në reagimin e Forcës së Sigurisë, është gjetur nga FSK, duke shtuar se trupi i pajetë është lokalizuar pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare.

‘’ Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni’’, thuhet mes tjerash.

Postimi:

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, Shqipëri, pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.

Pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur.

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.