Ministria tregon përfundimisht se kur do të dalin 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat

Lajme

20/05/2022 11:22

Ministria e Financave e Kosovës ka treguar se gjatë javës së ardhshme pritet të ekzekutohen 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat.

Me anë të një komunikate për media, ministria ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i mbi 300 mijë aplikacioneve të punëtorëve të sektorit privat dhe më pas do të dalin edhe mjetet, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, sot është afati i fundit për të aplikuar për këtë masë.

Njoftimi i plotë nga ministria e Financave:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.

Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve. /Lajmi.net/