Merdare: Konfiskohen rreth 7 kg marihuanë në vlerë rreth 35 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, sot ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetime paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, të cilën po e drejtone një mashkull kosovar. Në veturë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit…

Lajme

09/02/2026 13:37

Policia e Kosovës, sot ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetime paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, të cilën po e drejtone një mashkull kosovar.

Në veturë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Policia më pas i ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

· 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),

· 4 vetura,

· 1 telefon,

· 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,

· 2 aparate për vakum,

· 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

“Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/