Me duar të lidhura e me siguri të shtuar policore, sillen në Gjykatë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Me duar të lidhura e me siguri të shtuar policore, janë sjell në Gjykatë tre të akuzuarit për këtë vrasje, ish bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Sot pritet që të dëshmoj vëllai i Liridonës,…

Lajme
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Me duar të lidhura e me siguri të shtuar policore, janë sjell në Gjykatë tre të akuzuarit për këtë vrasje, ish bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Sot pritet që të dëshmoj vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.
Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.