Mblidhen sot njëmbëdhjetë komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Sot do të mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e ku në rend të ditës secila ka shqyrtimin e projektbuxhetit të 2026-ës. Fillimisht do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Mbledhjet e të gjitha komisioneve; Mbledhja…

Lajme

19/02/2026 08:20

Sot do të mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e ku në rend të ditës secila ka shqyrtimin e projektbuxhetit të 2026-ës.

Fillimisht do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Mbledhjet e të gjitha komisioneve;

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i buxhetit të ZKA-së,i ndarë në Projektligjin Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

3.    Të ndryshme.

Vendi: N-10

Koha: 09:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit te ditës;

2.    Konstituimi i Komisionit;

3.    Miratimi i fushëveprimit të Komisionit;

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

5.    Të ndryshme.

Vendi: N-204

Koha: 09:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Rendi i ditës:

1.    Konstituimi i komisionit;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026

3.    Të ndryshme

Vendi: N-204

Koha: 10:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit;

3.    Miratimi i fushëveprimit të Komisionit;

4.    Të ndryshme.

Vendi: N-302

Koha: 10:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Konstituimi i Komisionit;

3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

4.    Të ndryshme.

Vendi: N-10

Koha: 10:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:

1.   Konstituimi i Komisionit

2.   Fushëveprimi i Komisionit

3.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026

4.   Të ndryshme

Vendi: N-204

Koha: 11:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit;

3.    Të ndryshme.

Vendi: N-302

Koha: 11:00

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Rendi i ditës

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Konstituimi i komisionit;

3.    Miratimi i fushëveprimit të komisionit;

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, lidhur me fushën në fushëveprim të Komisionit;

5.    Të ndryshme.

Vendi: N-303

Koha: 11:30

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Shëndetësi

RENDI I DITËS

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

3.    Tё ndryshme.

Vendi: N-10

Koha: 11:30

Mbledhja e komisionit

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Konstituimi i komisionit;

3.    Miratimi i fushëveprimit të komisionit;

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit;

5.    Të ndryshme

Vendi: N-225

Koha: 11:30

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rëndit të ditës;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

3.    Të ndryshme.

Vendi: C-203

Koha: 13:00