Mbingarkesa i lë disa vende të Kosovës në terr
Disa fshatra të Vitisë dhe të Drenasit raportohet se mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike. Në lidhje me këtë çështje është deklaruar zëdhënësi për media nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi. Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës ka qenë…
Lajme
Disa fshatra të Vitisë dhe të Drenasit raportohet se mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike.
Në lidhje me këtë çështje është deklaruar zëdhënësi për media nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi. Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës ka qenë për shkak të konsumit të lartë.
Krasniqi për rtv21.tv ka thënë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike nuk ka të bëjë me reduktime.
“Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që po shkon deri në 1500 MW/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa. Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet. Kursimi maksimal i saj mundëson operim më të mirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, bën të ditur Krasniqi nga KEDS.