Mbi 2 mijë e 800 shoferë të gjobitur në vetëm 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur të dhënat lidhur me sigurinë në trafik dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë në të gjithë vendin. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 27 aksidente trafiku me persona…

Lajme

30/07/2026 09:43

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur të dhënat lidhur me sigurinë në trafik dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë në të gjithë vendin.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 27 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 52 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe mbikëqyrjes së trafikut, Policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, duke vazhduar aktivitetet për rritjen e sigurisë në rrugë.

Raporti po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona. Prej tyre, 18 janë dërguar në mbajtje, një person është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor. /Lajmi.net/