Manipulim i madh në “BBVA”: Blihen “Likes” për Olta Gixharin, tentohet mposhtja e Luizit me profile të rreme

Një rast i paprecedent ka ndodhur në “Big Brother Vip Albania”. “Vëllau i madh” i ka vënë në një sfidë me njëri-tjetrin banorët. Ata kanë përformuar pika artistike të ndryshme, në një show të organizuar sonte brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net. Fituesi, siç sqaronte produksioni, do të ishte personi apo çifti që merr më shumë pëlqime…

ShowBiz

27/01/2023 23:11

Një rast i paprecedent ka ndodhur në “Big Brother Vip Albania”.

“Vëllau i madh” i ka vënë në një sfidë me njëri-tjetrin banorët. Ata kanë përformuar pika artistike të ndryshme, në një show të organizuar sonte brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Fituesi, siç sqaronte produksioni, do të ishte personi apo çifti që merr më shumë pëlqime apo komente në Instagram dhe të njëjtin e prisnin një mori shpërblimesh.

E këtu filloi gjithë storia bizare. Përformanca e Olta Gixharit në një monolog, si fillim nuk mori as 2 mijë pëlqime e kështu vazhdoi për disa momente.

Por, për vetëm shtatë minuta, videos së Gixharit iu shtuan 70 mijë pëlqime.

E këtu filluan dyshimet që mund të vërtetohen fort qartë. Mjafton të futesh në profilet e Instagramit që kanë pëlqyer videon e përformancës së Gixharit, dhe të kuptosh se mbi 90% e të njëjtave janë të rreme, me adresë në Bangladesh apo në vende të tjera të Azisë.

 

 

Dallimi vërehet qartë edhe kur bëhet krahasim me videon apo përformancën e njërit prej banorëve që është shndërruar në senzacion, Luiz Ejllit.

Videoja e tij, që në repertuarin e pëlqimeve ka të gjitha profile origjinale, ka mbi 20 herë më shumë komente, ndonëse me numrin e “Likes”, krahasuar me videon e Olta Gixharit, ka thuajse njëjtë.

 

Manipulimi i pëlqimeve, blerja e tyre apo çfarëdo veprimi të jetë bërë, vërehet qartë edhe në faktin se videoja e Luiz Ejllit ka mbi 1 milion shikime, teksa ajo e Olta Gixharit, ka rreth 200 mijë.

E kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga komentuesit, të cilët me mijëra e kanë vënë në pah këtë manipulim.

Vlen të ceket se edhe videot tjera të këngëtarit Luiz Ejllit marrin dhjetëfish më shumë pëlqime e komente, si dhe përkrahje se ato të aktores Olta Gixharit.

Nuk dihet nëse ky veprim ka ardhur nga produksioni, ndaj të cilit ka pasur shumë akuza për padrejtësi ndaj Luiz Ejllit, apo nga njerëzit e afërt me aktoren Olta Gixhari, e cila shumë lehtë vërehet se nuk ka pëlqim tek shikuesit.

Madje, mbi 90% e shikuesve e fansave, në sondazhet online janë shprehur pro largimit të saj nga shtëpia.

E teksa videoja e Olta Gixharit po vazhdon të marrë pëlqime nga Kina e India, me profile false, mbetet të shihet nëse produksioni do t’ia jap fitoren aktores në këtë sfidë, dhe në këtë formë të vërtetojë se ka gisht në manipulimin e madh në këtë rrjet social. /Lajmi.net/