Lirohet Dj Crax- Ishte arrestuar me Noizyn për incidentin e ndodhur në Pejë
Bahtjar Bajraktari i njohur si Dj Crax është liruar pas më shumë se 3 muajsh paraburgim. Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgimi, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. “Bahtijar Bajraktari ka qenë…
ShowBiz
Bahtjar Bajraktari i njohur si Dj Crax është liruar pas më shumë se 3 muajsh paraburgim.
Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgimi, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Bahtijar Bajraktari ka qenë 75 ditë në paraburgim me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë në Republikën e Shqipërisë. I njëjti është ekstradu në Republikën e Kosovës. Pasi që është ekstradu është ndalu për 48 orë”, tha Nikçi.
Tutje Nikçi ka thënë se brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për paraqitje në stacion policor nga i pandehuri Bajraktari.
Kujtojmë që Bahtjar Bajraktari së bashku me Noizyn ishin akuzuar se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë./Lajmi.net/