Ledioni hyn brenda shtëpisë dhe e njofton G-Banin se babai i tij është i sëmurë, ai lë shtëpinë

Reperi dhe banori i Big Brother VIP Albania 4, ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 4. Lajmi për këtë është publikuar në faqen zyrtare të BBV4, shkruan lajmi.net,. Kjo pasi moderatori i këtij formati, Ledion Liço ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka njoftuar se babai i tij është i sëmurë dhe po trajtohet…

ShowBiz

04/03/2025 21:29

Reperi dhe banori i Big Brother VIP Albania 4, ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 4.

Lajmi për këtë është publikuar në faqen zyrtare të BBV4, shkruan lajmi.net,.

Kjo pasi moderatori i këtij formati, Ledion Liço ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka njoftuar se babai i tij është i sëmurë dhe po trajtohet në spital.

Me një ton serioz, ai iu drejtua banorëve duke thënë: “Sonte duhet të vija brenda për njërin prej jush për t’i thënë diçka që është shumë me rëndësi”.

Më pas, ai vazhdoi duke zbuluar se kishte të bënte me një situatë familjare urgjente: “Pak kohë më parë, familja jote na ka informuar që babai yt ka pësuar një gjendje të rëndë dhe ka shkuar në spital. Ai ka pësuar një hemorragji cerebrale. Gjendja e tij është stabile. Produksioni të ka prerë biletën e avionit për t’u nisur që tani në Londër”.

Ky moment emocional ka prekur të gjithë banorët e shtëpisë, të cilët u mblodhën rreth G Banit për t’i dhënë mbështetje në këtë situatë të vështirë.

Spektatorët e kanë ndjekur me shqetësim këtë ngjarje, ndërsa videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, me fansat që shprehin mbështetje për G Banin dhe familjen e tij. /Lajmi.net/