LDK do ta hap fushatën në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta hap fushatën në Prishtinë. Bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani ka njoftuar se fushata do të mbahet në sallën “1 Tetori” në kryeqytet, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen. “BASHKOHU është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta hap fushatën në Prishtinë.
Bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani ka njoftuar se fushata do të mbahet në sallën “1 Tetori” në kryeqytet, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen.
“BASHKOHU është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika dhe urrejtja. shtë thirrje për njerëzit që ende besojnë se ky vend mund të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe guxim qytetar. Kur përçarja bëhet armë politike, bashkimi bëhet rezistencë. E kur humbet shpresa, është detyrë kombëtare ta rikthejmë së bashku”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri tjetrin por duke u ngritur bashkë..
“Prandaj BASHKOHU, për një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: