Kush e shtrenjtoi bukën më së shumti në rajon? Kosova radhitet e dyta

Buka në Kosovë pësoi rritje vjetore prej 39 për qind (50 centë), për shkak të inflacionit që ka përfshirë botën. Kështu, Kosova radhitet e dyta për kah rritja e çmimit të bukës përbrenda vitit. Kështu bëhet e ditur në një infografikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, të dhëna të cilat janë mbledhur nga…

Lajme

13/08/2022 20:27

Buka në Kosovë pësoi rritje vjetore prej 39 për qind (50 centë), për shkak të inflacionit që ka përfshirë botën. Kështu, Kosova radhitet e dyta për kah rritja e çmimit të bukës përbrenda vitit.

Kështu bëhet e ditur në një infografikë të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, të dhëna të cilat janë mbledhur nga entet statistikore dhe shoqatat e furrave në Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.

Shteti që ka shtrejntuar më së shumti bukën e bardhë përbrenda një viti është Mali i Zi, me 50 për qind. I njëjti shtet mban çmimin më të lartë të bukës, 50 centë.

Shqipëria është shteti që e ka shtrejntuar më së paku këtë produkt esencial ushqimor, me vetëm 20 për qind.

Për kah çmimi i bukës, Kosova qëndron e parafundit, me 50 centë për copë. Buka më së liri në rajon po shitet në Serbi, sipas infografikës, ku një sosh kushton 42 centë.

Çmimet më të larta të bukës në Ballkanin Perëndimor mbajnë shtetet si vijojnë: Maqedonia e Veriut – 81 centë, Bosnja dhe Hercegovina – 79 centë dhe Mali i Zi – 75 centë. /Lajmi.net/