Kurti: Vendimi që mori Thaçi më 2013 na pamundëson që sot të kemi FSK-në në cdo pikë të veriut, e paimagjinueshme cfarë mund të bëjë Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka thënë se kanali i Ibër Lepencit me gjatësi prej 50 kilometrash është e vështirë të kontrollohet e të jetë në mbikëqyrje. Ai ka thënë se veriun e IBrit do të ishte më i sigurt nëse ish presidenti Thaçi nuk do të zotohej në…

Lajme

01/12/2024 18:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka thënë se kanali i Ibër Lepencit me gjatësi prej 50 kilometrash është e vështirë të kontrollohet e të jetë në mbikëqyrje.

Ai ka thënë se veriun e IBrit do të ishte më i sigurt nëse ish presidenti Thaçi nuk do të zotohej në 2013-të se ushtria jonë nuk do të shkoj në veri të vendit, shkruan lajmi.net.

“Në veriun e Kosovës jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë që nga zotimi u Thacit më 2013 nuk mund të shkojë në veri të Ibrit e atje nuk është situata si në territorin tjetër tonë. Imagjinata demokratike nuk mund ta përthekojë imagjinatën terroriste”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndodhin edhe në vendet më demokratike, dhe është më e lehtë pasi nuk ka njerëz të vdekur.

“Këso sulme ndodhin edhe në vendet më demokratike, por imagjinata terroriste e kriminale e sponsorizuar nga një shtet më i madh se i yni e që ka superfuqinë më problematike atë ruse e kanë bërë këtë. E pikërisht sepse kanë humbur kontrollin me grupet kriminale tashmë nga nervoza dëshiron të thonë se s’do tu lëmë rehat. Por janë të humbur e duan të thonë s’duam tu lëmë të jetoni, jo vetëm ne por gjithë komunitetet. Duke pas parasysh se s’kemi pasur njerëz të vdekur kollaj është të flitet se çfarë do të bënim”, është shprehur ai.

Kurti ka folur edhe për qëndrimin në liri të kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq.

“Organet tona të sigurisë kanë qenë në kryerje të detyrës. Radojiciq ka urdhërarrest e aktakuza. Të gjitha këto sulme bie mundësia të realizohen po të bie Radojiciq nën pranga. Në Kosovë ka sundim të ligjit, Gjykatat janë më të mira në Kosovë dhe kemi edhe Eulex. E nëse Serbia mendon se nuk do të kishte gjykim të drejtë është Eulexi pra ti monitorojë. Por ka qenë e paimagjinueshme që dikush do ta lë Kosovën pa ujë, rrymë e rrjet komunikimi. edhe unë si Kryeministër s mund të them se çfarë imagjinoj se mund të bëj Serbia. FsK është ku e kemi infrastrukturën tonë , në veri i kemi edhe policinë dhe KFOR-in. Do të ishte më e lehtë mos të kishte vendos para 11 viteve paraardhësi im për FSK-në”, ka thënë Kurti ndër të tjera. /Lajmi.net/