Kurti: Synojmë rritje edhe mbi 60% të mbështetjes, opozita ka nevojë për humbje të re
Në një intervistë në emisionin Interaktiv në KTV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rezultatin zgjedhor dhe raportet politike me opozitën. Kurti ka deklaruar se synimi i tij është rritja e vazhdueshme e mbështetjes elektorale, duke thënë se edhe nëse nuk është arritur 51.1 për qind, synimi mbetet që në të…
Lajme
Në një intervistë në emisionin Interaktiv në KTV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rezultatin zgjedhor dhe raportet politike me opozitën.
Kurti ka deklaruar se synimi i tij është rritja e vazhdueshme e mbështetjes elektorale, duke thënë se edhe nëse nuk është arritur 51.1 për qind, synimi mbetet që në të ardhmen të arrihet edhe më shumë.
“Nëse nuk iu doli boll 51.1% ndoshta iu del boll 60%. Ky është synimi jonë. Ne dëshirojmë të fitojmë gjithnjë e më shumë. Unë nuk kam nevojë për një fitore të re, por duket se opozita ka nevojë për një humbje të re”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka folur edhe për mënyrën se si perceptohet pushteti i tij, duke mohuar se e identifikon shtetin me veten.
“Këta po mendojnë se unë jam shteti. Nuk jam shteti. Jam vetëm kryeministër, e atë kryeministër në detyrë. S’jam Luigji i XIV”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/