Kurti gjen kohë të shkojë të shkruaj për viktimat në Maqedoni, por jo në varrimin e babait të Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan. “Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër…

Lajme

18/03/2025 16:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti.

Të njëjtën ditë, sot është varrosur edhe babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, Kurti nuk ka marrë pjesë.

Si duket, ai pati kohë që të shkruante për viktimat në Koçan të Maqedonisë por jo edhe të merrte pjesë në varrimin e babait të Thaçit. /Lajmi.net/