Kurti s’e njoftoi ambasadorin për vizitën e tij në Vatikan, Hoti: Injorim i shtetit të Kosovës, këtij përbuzësi duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosoës, Albin Kurti nuk e ka njoftuar ambasadorin e Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftarin, për vizitën e tij atje. Në lidhje me këtë veprim të Kurtit, Hoti ka thënë se Kurti e ka dëshmuar mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij, shkruan…

Lajme

24/11/2025 13:35

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosoës, Albin Kurti nuk e ka njoftuar ambasadorin e Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftarin, për vizitën e tij atje.

Në lidhje me këtë veprim të Kurtit, Hoti ka thënë se Kurti e ka dëshmuar mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se në këtë formë ka vepruar Kurti dhe vartësit e tij në vazhdimësi, shkruan lajmi.net.

“Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë. Injorimi i Ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës. Këtij përbuzësi të shtetit të Kosovës duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Hotit në Facebook: