Kurti për arsenalin e armëve që u konfiskua në Veri: Po parandalohen krime nga kriminelë potencialë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me arenalin e madh të armëve që Policia e Kosovës ka gjetur të enjten në Veri të Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë ka pasur çarmatosje e grumbullim të rmëve ilegale anë e mbanë, por jo edhe në Veri. “Në këto tri vitet…

Lajme

22/08/2026 10:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me arenalin e madh të armëve që Policia e Kosovës ka gjetur të enjten në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se në Kosovë ka pasur çarmatosje e grumbullim të rmëve ilegale anë e mbanë, por jo edhe në Veri.

“Në këto tri vitet e fundit kemi aksione të shumta policore, që po marrin armë në duart e tyre që janë kriminelë apo në rastin më të mirë potencialisht kriminelë. Armatimi ilegal me tyta të gjata me gjithë atë municion nuk është për hajr është vetëm për sherr”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se përmes konfiskimit të tyre, ata kanë parandaluar krime.

“Jo vetëm që kemi konfiskuar armatim të atyre që kanë bërë krime, por edhe kemi parandaluar krime duke konfiskuar armë. Është një punë e jashtëzakonshme e Policisë së Kosovë dhe AKI-së”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/