Kurti nuk e ndalon fushatën as në Davos: Opozita na vendosin rërë në rrota, që çdo gjë të ngadalësohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me dy ministret atë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe të Ekonomisë, Artane Rizvanolli po marrin pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës. Kurti edhe atje po e shfrytëzon mundësinë që të bëj fushatë e të “sulmoj” opozitën, shkruan lajmi.net. “Këtu, Fondi Sovran është diçka…

Lajme

22/01/2025 15:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me dy ministret atë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe të Ekonomisë, Artane Rizvanolli po marrin pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Kurti edhe atje po e shfrytëzon mundësinë që të bëj fushatë e të “sulmoj” opozitën, shkruan lajmi.net.

“Këtu, Fondi Sovran është diçka që mezi e presim. Kemi hartuar koncept-dokumentin, e kemi votuar në Qeveri, kemi një ligj që ka kaluar në lexim të dytë, por po e pret dritën e gjelbër në Gjykatën Kushtetuese sepse opozita jonë…aktiviteti kryesor i opozitës në Kosovë është t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese, opozita jonë funksionon si gozhdë, si për të vendosur rërë në rrotat tona që çdo gjë të ngadalësohet. Por mendoj se këtë vit do të bëhet Fondi Sovran…” – tha ai.

Kryeministri ka përsëritur se gjatë mandatit të tij, qytetarët kanë shpenzuar më shumë se sa që kanë kursyer.

Kjo madje sipas tij, ka kontribuar edhe në rritjen e ekonomisë.

“Në anën tjetër, besoj që qytetarët kanë shpenzuar më shumë se sa që kanë kursyer, për shkak të shpresës dhe optimizmit. Kanë konsideruar që e ardhmja është më e mire se e tashmja, e tashmja më e mirë se e kaluara. Kështu, ata shpenzuan jo vetëm se kanë pasur mundësi, por edhe se kanë shpresuar që mjete të reja do të arrijnë dhe do të mund t’i shpenzojnë në të ardhmen. Pra, shpenzon në të tashmen, kur mendon që mund të shpenzosh edhe në të ardhmen.