Kurti insiston për dëshminë në Prokurori: Unë nuk ju shkoj
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar, ani pse është thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Siç u shpreh Kurti në një intervistë për RTK-në, ai e di mirë se çfarë plani kanë “ata”. “Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar, ani pse është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.
Siç u shpreh Kurti në një intervistë për RTK-në, ai e di mirë se çfarë plani kanë “ata”.
“Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk ju shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi ‘kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni’. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si të pandehur”, ka thënë i pari i qeverisë.