Kurti e shpërndan postimin e Muratit për rritje ekonomike, ka edhe një koment: Përtej projeksioneve fillestare

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje  përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i kënaqur se ekonomia e vendit po vazhdon rritjen e saj duke përmendur kështu tremujorin e dytë të këtij viti që sipas tij ka pasur një rritje prej 4.27% në terma realë sipas ASK-së Ai tha…

Lajme

21/09/2024 16:47

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje  përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i kënaqur se ekonomia e vendit po vazhdon rritjen e saj duke përmendur kështu tremujorin e dytë të këtij viti që sipas tij ka pasur një rritje prej 4.27% në terma realë sipas ASK-së

Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, shkroi Murati dje në postim.

E mbështetjen në postimin dhe matjen në fjalë ministrit ia jep edhe i pari i vendit, kryeministri Albin Kurti, me një share në Facebook.

Sipas Kurtit, në një mbishkrim të bërë në postimin e shpërndarë ka thënë se kanë punuar “përtej projeksioneve”.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti./Lajmi.net