Kurti e Murati refuzojnë takimin, Rama: Jam i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë refuzuar të takohen me të. Ai ka thënë se ky refuzim për takim vjen në ditën kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit, dhe cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre. “Unë…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati kanë refuzuar të takohen me të.
Ai ka thënë se ky refuzim për takim vjen në ditën kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit, dhe cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre.
“Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: