Kurti e deklaroi edhe këtë: Me mua kryeministër po japin dorëheqje edhe kryeministrat në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot takimin e radhës elektoral në qytetin e Suharekës. Nga aty, ai përveç premtimeve për të ardhmen ka folur edhe për punët që ka realizuar e disa prej tyre kanë qenë të çuditshme. Kurti para qytetarëve ka folur në lidhje me dorëheqjen që ka dhënë sot (e martë),…

Lajme

28/01/2025 20:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot takimin e radhës elektoral në qytetin e Suharekës.

Nga aty, ai përveç premtimeve për të ardhmen ka folur edhe për punët që ka realizuar e disa prej tyre kanë qenë të çuditshme.

Kurti para qytetarëve ka folur në lidhje me dorëheqjen që ka dhënë sot (e martë), kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq.

“Dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi” – tha Kurti.

Vuçeviq ka dhënë dorëheqje si pasojë e protestave masive që po organizohen tash e 80 ditë nga studentët në Serbi rreth shembjes së një çatie betoni në muajin nëntor në një stacion treni ne Novi Sad.

Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dorëheqja që nënkupton rënien e gjithë kabinetit, duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur një qeveri të re ose për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.