Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë në 30 vjetorin e themelimit të UÇK-së

Sot në 30 vjetorin e themelimit të UÇK-së, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin në Hagë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie, shkruan lajmi.net. Krasniqi ka shkruar se…

Lajme

17/11/2024 17:39

Sot në 30 vjetorin e themelimit të UÇK-së, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin në Hagë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka shkruar se edhe sot ata qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit të Kosovës si dhe duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri.

“Forca dhe dinjiteti i tyre përballë vështirësive janë dëshmi e vlerave për të cilat kemi luftuar si popull dhe qëndrueshmëria e tyre në Hagë na frymëzon të gjithëve që të vazhdojmë përpara misionin e tyre: të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë. Në këtë ditë të veçantë, kur kujtojmë UÇK-në dhe të gjithë ata që bënë sakrificat më të mëdha për lirinë tonë, qëndrojmë pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe çdo patrioti që barti flakën e luftës çlirimtare. Tashmë, çdo ditë e më tepër, jemi të sigurt se: Dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: