Kraki mbështet protestat në Shqipëri, kritikon Ramën: E quani anormale revoltën e rinisë?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës. Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për ofendimin e protestuesve, kërcënimin e mësimdhënësve dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave të studentëve. Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet për bonuse financiare për policët,…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.
Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për ofendimin e protestuesve, kërcënimin e mësimdhënësve dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave të studentëve.
Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet për bonuse financiare për policët, në vend të zgjidhjeve për shqetësimet e studentëve.
“E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?”, ka shkruar ai.