KQZ përfundon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, publikohen rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në përditësimin e fundit se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga përfaqësitë diplomatike. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me një diferencë të thellë, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe…

Lajme

13/06/2026 12:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në përditësimin e fundit se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me një diferencë të thellë, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 83.28% ose 18,789 vota, duke u renditur bindshëm e para.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7.13% ose 1,608 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 6.60% ose 1,490 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2.06% ose 464 vota. /Lajmi.net/