KQZ e konfirmon: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit shpallen më 15 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025. Nesër dhe zyrtarisht do të bëhet shpallja e zgjedhjeve përfundimtare, këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.
Nesër dhe zyrtarisht do të bëhet shpallja e zgjedhjeve përfundimtare, këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025.”/Lajmi.net/