KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo

Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit kualifikues për Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit. Në këtë konkurs rekrutimi kanë aplikuar gjithsej 371 kandidatë, ndërsa nga procesi pritet të përzgjidhen 34 persona për pozitën e prokurorit të shtetit. Në faqen zyrtare, Sistemi Prokurorial ka publikuar listën e kandidatëve që e…

Lajme

08/11/2026 21:31

Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit kualifikues për Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Në këtë konkurs rekrutimi kanë aplikuar gjithsej 371 kandidatë, ndërsa nga procesi pritet të përzgjidhen 34 persona për pozitën e prokurorit të shtetit.

Në faqen zyrtare, Sistemi Prokurorial ka publikuar listën e kandidatëve që e kanë kaluar testin kualifikues, si dhe emrat e atyre që nuk kanë arritur ta kalojnë atë.

Procesi i rekrutimit do të vazhdojë me fazat e tjera të parapara, përkatësisht testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.

Sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nga 34 pozitat e reja, 10 janë të rezervuara për pjesëtarët e komunitetit serb. Prokurorët e rinj pritet të emërohen në prokuroritë themelore të Kosovës.