Kosova nuk përmendet në raportin e FMN-së për rritje të GDP-së, shtohen dyshimet për rritjen ekonomike që po e përmend Kurti
Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Kosova është i vetmi shtet në Evropë pa të dhëna rreth rritjes ekonomike, në publikimin e FMN-së World Economic Outlook.

Lajme
Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se, sipas tij, kjo mund të nënkuptojë dy gjëra; Ose qeveria e Kosovës nuk i ka ofruar të dhëna FMN-së, ose të dhënat e saj nuk janë vlerësuar si të besueshme për rritjen ekonomike për vitin 2022, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë se do të jetë interesant të shihet reagimi, apo siç ka thënë Zogaj, arsyetimi i qeverisë rreth kësaj.
“Ne publikimin e FMN-se World Economic Outlook, Prill 2022, per rritjen reale te GDP-se, Kosova eshte i shteti i vetem ne Evrope pa te dhena ne kete vleresim. Tash, ose Qeveria e Kosoves nuk i ka ofru te dhena FMN-se, ose te dhenat qe i ka nda me ta nuk jane vleresuar si te besueshme per rritjen ekonomike per 2022. Kishte me qene interesant me e pa arsyetimin e Qeverise per kete. Perndryshe, nese shikohet lista ne excel, parashikimi i rritjes per kete vit eshte 2.8%, qe eshte nder me te ultat ne rajon”, ka thënë Zogaj.
Për ta parë raportin e FMN-së, klikoni këtu
Në anën tjetër, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, shpeshherë është deklaruar se Kosova ka pasur rritje ekonomike gjatë vitit të fundit. /Lajmi.net/