Konjufca përshëndet emërimin e Dirk Schubelit, riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj BE-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i uroi suksese në mandatin e ri dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Urime…

Lajme

13/07/2026 18:10

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i uroi suksese në mandatin e ri dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian”, ka shkruar Konjufca.