Konjufca: Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Konjufca ka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka thënë se qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira. “Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të…

Lajme

16/03/2025 11:23

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Konjufca ka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka thënë se qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira.

“Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e zjarrit në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta. Të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë e sa më të lehtë”, ka shkruar Konjufca.

Një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë të vdekur të paktën 51 persona dhe duke lënduar mbi 100 të tjerë.

Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 1.500 persona.