Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren, por për shkak të ngricave qytetarët të kenë kujdes
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se pas reshjeve të borës, ekipet janë në terren dhe të përgatitura për të vepruar sipas nevojës që rrugët të jenë të sigurta. Për shkak të temperaturave të ulëta, ata kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat…
Lajme
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se pas reshjeve të borës, ekipet janë në terren dhe të përgatitura për të vepruar sipas nevojës që rrugët të jenë të sigurta.
Për shkak të temperaturave të ulëta, ata kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve.
“Rekomandohet:
- përdorimi i pajisjeve dimërore,
- ngasja me shpejtësi të reduktuar,
- respektimi i sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve.
Ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet sipas nevojës, për të garantuar qarkullim sa më të sigurt”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: