Kolona të gjata në kufi: Deri në 1 orë pritje në Muçibabë, Jarinjë e Merdarë
Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar, sipas të dhënave të përditësuara. Pritja më e gjatë është në Muçibabë, ku në hyrje dhe dalje pritjet janë rreth 1 orë. Në këtë pikë ka edhe kolona të gjata, me rreth 700 metra në hyrje dhe 500 metra në dalje. Në Jarinjë, pritja në…
Lajme
Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar, sipas të dhënave të përditësuara.
Pritja më e gjatë është në Muçibabë, ku në hyrje dhe dalje pritjet janë rreth 1 orë. Në këtë pikë ka edhe kolona të gjata, me rreth 700 metra në hyrje dhe 500 metra në dalje.
Në Jarinjë, pritja në dalje arrin deri në 1 orë, ndërsa në hyrje rreth 30 minuta. Kolona në dalje është rreth 700 metra, ndërsa në hyrje rreth 400 metra.
Në Merdarë, pritja në dalje është 50 deri në 60 minuta, pra deri në 1 orë, ndërsa në hyrje është vetëm 3 deri në 5 minuta. Në dalje raportohet kolonë prej rreth 500 metrash.
Në Han të Elezit, pritja është rreth 15 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej rreth 150 metrash.
Në Dheu i Bardhë, pritjet variojnë nga 10 deri në 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 50 metra në të dyja drejtimet.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe kryesisht nuk kalojnë 5 minuta.
Të dhënat janë përditësuar rreth orës 16:06.