Kirurgu i njohur flet për synetin dhe përparësitë e tij, tregon moshën ideale kur duhet të bëhet

Kirurgu i fëmijëve Salih Grajçevci në një intervistë për lajmi.net ka treguar se që nga kohërat e lashta kanë filluar të behën synet fëmijët e egjiptianëve, pastaj jahuditë e më pas të myslimanëve dhe të krishterëve. Ai ka thënë që edhe krishterët bëhen synet për shkaqe shëndetësore. Me tej kirurgu është shprehur së preferohet që…

Lajme

28/05/2024 21:36

Kirurgu i fëmijëve Salih Grajçevci në një intervistë për lajmi.net ka treguar se që nga kohërat e lashta kanë filluar të behën synet fëmijët e egjiptianëve, pastaj jahuditë e më pas të myslimanëve dhe të krishterëve.

Ai ka thënë që edhe krishterët bëhen synet për shkaqe shëndetësore.

Me tej kirurgu është shprehur së preferohet që fëmijët në moshë të re të bëhen synet, pra në moshën 2 deri 5 vite.

Gjithashtu doktori ka treguar arsyet dhe përparësitë e të bërit synet.

“Duhet me u bërë synet për shkak se fëmijët të cilët bëhen synet, djemtë janë disa herë, deri në 10 herë shkruhet në literaturë, më pak kanë infeksione se fëmijët që nuk janë bërë synet”, ka thënë Grajçevci.

“E gjithashtu ka raste të rralla që kosovarët edhe para martese po bëhen synet”, ka shtuar me tej ai.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim.