Këto janë komunat me daljen më të lartë dhe më të ulët në votime deri në ora 17:00

Sot, në të gjitha komunat e Kosovës, qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në kuadër të procesit zgjedhor. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në ora 17:00, daljen më të lartë në votime e ka shënuar Mamushës me gjithsej 2,681 apo 57,25 për qind, raporton lajmi.net Pas Mamushës renditet…

Lajme

28/12/2025 17:45

Sot, në të gjitha komunat e Kosovës, qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në kuadër të procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në ora 17:00, daljen më të lartë në votime e ka shënuar Mamushës me gjithsej 2,681 apo 57,25 për qind, raporton lajmi.net

Pas Mamushës renditet Zveçanime 3,659 ose 53,25 për qind të pjesëmarrjes, ndërsa më pas vijnë komunat e Ranilluga dhe Leposaviqi, të cilat gjithashtu kanë shënuar nivel relativisht të lartë të daljes në votime.

Ndërkaq, daljen më të ulët deri në këtë orë e kanë regjistruar disa komuna të tjera. Në Gjakovë kanë votuar 36,368, që përbën 30,13 për qind të elektoratit.

Në Graqanicë kanë marrë pjesë në votime 7,247 votues apo 29,68%, ndërsa Kllokoti renditet si komuna me pjesëmarrjen më të ulët, me rreth 653 votues apo 15,78%.

KQZ pritet të publikojë përditësime të tjera për daljen në votime gjatë mbrëmjes, si dhe rezultatet preliminare pas përfundimit të procesit zgjedhor./Lajmi.net/