Kanosi një person me armë zjarri në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, nën dyshimin se ka kanosur një qytetar duke i ekspozuar një armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:52. Ankuesi ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke i treguar një pistoletë. Pas marrjes së informacionit,…
Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, nën dyshimin se ka kanosur një qytetar duke i ekspozuar një armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:52.
Ankuesi ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke i treguar një pistoletë.
Pas marrjes së informacionit, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, një leje arme për shenjëtari, si dhe një libër për evidentimin e lëvizjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/