Kamberi përplaset me Macutin e Bërnabiqin
As edhe pritjen më të vogël për të mirë, nuk e kanë shqiptarët në Serbi, nga kryeministri i ri i këtij shteti, Gjuro Macut. Të mërkurën që ishte dita e dytë e paraqitjes së ekspozesë qeveritare të Macutit, mori fjalën deputeti i vetëm shqiptar në këtë Kuvend, Shaip Kamberi. Për përmendjen e Kosovës, ashtu siç…

Lajme
As edhe pritjen më të vogël për të mirë, nuk e kanë shqiptarët në Serbi, nga kryeministri i ri i këtij shteti, Gjuro Macut.
Të mërkurën që ishte dita e dytë e paraqitjes së ekspozesë qeveritare të Macutit, mori fjalën deputeti i vetëm shqiptar në këtë Kuvend, Shaip Kamberi.
Për përmendjen e Kosovës, ashtu siç është: Shtet i pavarur e sovran, deputetit nga Lugina e Preshëvës i reagoi shefja e parlamentit, Ana Bërnabiq, që pretendon se Kosova, është pjesë e shtetit të saj.
Ligjvënësi, që tha se qeveria e re serbe se dëgjon asnjë hall të pakicave, u deklarua se shqiptarët e Medvegjës, Preshevësh, e Bujanocit, distancohet nga propozimi që Demo Berisha, që thotë se ka prejardhje nga Kosova, të bëhet ministër për pakicat.
Vetë mandatari për shef qeverie në Beograd, që me profesion është mjek kur shpalosi planin e tij qeverisës, me tone nacionaliste të martën, tha mes tjerash se do ta luftojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.