Kallas nga Tirana flet për dialogun Kosovë – Serbi: Nuk do të ketë rrugë evropiane, pa normalizim
Një nga çështjet e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, ishte edhe zhvillimet në rajon. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë…

Lajme
Një nga çështjet e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Tiranë, ishte edhe zhvillimet në rajon.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kallas u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Më pas, do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, theksoi ajo.
Ajo ka folur edhe për Shqipërinë ku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.
“Shqipëria është vërtetë një partner i fortë i Bashkimit Evropian, ju jeni aleatë, anëtarë i NATO-s dhe jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.
“Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj humanitare, politike që i keni dhënë Ukrainës, tregon në fakt pikërisht përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE-së dhe e kuptoj që nga aspekti politik, kjo nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë”.
“Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm edhe për sa i përketë bashkëpunimit në rajon”, është shprehur tutje Kallas./Lajmi.net/