Kaidanow për Kurtin në 2007-tën: Veprimet e tij në të kaluarën kanë rezultuar vdekjeprurëse, është forcë destabilizuese në Kosovë

Ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow ka ndërruar jetë dje në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të re me të cilën po përballej. Gjatë shërbimit të saj në Kosovë, Kaidanow në njërin prej kabllogrameve të saj me 8 qershor 2007 ishte shprehur me shqetësim për lirimin e Albin Kurtit nga arresti…

Lajme

17/10/2024 12:20

Ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow ka ndërruar jetë dje në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të re me të cilën po përballej.

Gjatë shërbimit të saj në Kosovë, Kaidanow në njërin prej kabllogrameve të saj me 8 qershor 2007 ishte shprehur me shqetësim për lirimin e Albin Kurtit nga arresti shtëpiak.

Në atë kohë, Kryeministri i tanishëm Albin Kurti ishte paditur dhe arrestuar në lidhje me demonstratën e 10 shkurtit 2007 kuedhe kishin vdekur dy aktivistë të VV-së, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Albin Kurti atë kohë me aktivistët e VV-së, po e kundërshtonin shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

“Rilirimi i Kurtit vjen në një kohë veçanërisht të keqe; Konferenca e tij për shtyp e 8 qershorit tregon se ai do të vazhdojë të sfidojë Kosovën dhe autoritetet ndërkombëtare dhe të nxisë emocionet e kosovarëve që mund të bëhen gjithnjë e më të padurueshëm me ritmin e procesit të zgjedhjes së statusit përfundimtar. Veprimet e tij në të kaluarën kanë rezultuar jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse, dhe ai premton që të vazhdojë të jetë një forcë destabilizuese në Kosovë. Arsyeja se pse gjyqtari ndërkombëtar që urdhëroi lirimin e tij nuk arriti të marrë këtë parasysh mbetet një mister. Në secilin rast, USOP (Zyra e SHBA-ve në Prishtinë) do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në rastin Kurti dhe të nxisin durim dhe përmbajtje nga ana e kosovarëve derisa procesi i statusit final po ecën përpara”, kishte shkruar Kaidanow.

Këtë pjesë të kabllogramit të saj e ka bërë publike, analisti Afrim Haliti përmes një postimi në Facebook.

“Tina, vizionare e pashoqe, mike e Kosovës, kontribuese e madhe për pavarësinë tonë, pusho e qetë! P.S Albin Kurti me organizatën e tij kishin organizuar edhe protesta tjera kundër Tina Kaidanow-it, edhe në përfundimin e mandatit të saj”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/ 

 

Postimi i plotë në Facebook: