Java 19 në Superligë: Delegohen gjyqtarët

Këtë fundjavë nis edicioni pranveror i Superligës në futboll, ku në program është xhiroja e 19-të. Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse tri të tjera të dielën. Ndeshja më interesante e javës luhet në Gjilan, aty ku Drita e pret ekipin e Llapit. Të shtunën do të takohen edhe Fushë Kosova e Gjilani.…

Lajme

09/02/2024 18:42

Këtë fundjavë nis edicioni pranveror i Superligës në futboll, ku në program është xhiroja e 19-të.

Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse tri të tjera të dielën.

Ndeshja më interesante e javës luhet në Gjilan, aty ku Drita e pret ekipin e Llapit.

Të shtunën do të takohen edhe Fushë Kosova e Gjilani.

Ndërsa, të dielën në program për t’u zhvilluar janë: Dukagjini – Malisheva, Liria – Ballkani dhe Prishtina – Feronikeli ’74.

Pas tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar emrat e zyrtarëve të deleguar për këto ndeshje.