Interi mban tri pikët në shtëpi, mposht bindshëm Sampdorian
Interi ka marrë një fitore ndaj Sampdorias. ‘Nerazzurrët’ fituan bindshëm 3:0 në shtëpi ndaj Sampdorias. Në një ndeshje ku Interi dominoi, plotësisht dhe shënoi tri gola. Stefan de Vrij hapi ndeshjen pasi shënoi në minutën e 21`, për t`i dhënë epërsinë vendasve. Në minutën e 44` ishte Nicolo Barella që realizoi dhe dyfishoi shifrat. Pjesa…
Sport
Interi ka marrë një fitore ndaj Sampdorias.
‘Nerazzurrët’ fituan bindshëm 3:0 në shtëpi ndaj Sampdorias.
Në një ndeshje ku Interi dominoi, plotësisht dhe shënoi tri gola.
Stefan de Vrij hapi ndeshjen pasi shënoi në minutën e 21`, për t`i dhënë epërsinë vendasve.
Në minutën e 44` ishte Nicolo Barella që realizoi dhe dyfishoi shifrat.
Pjesa e parë pavarësisht rasteve të tjera u mbyll 2:0 në favor të Interit.
Edhe në 45 minutat e tjerë skuadër më e mirë padyshim ishin të përzgjedhurit e Simone Inzaghit.
Në minutën e 73` arritën të realizojnë sërish, këtë herë me Joaquin Correan i cili shënoi një gol të bukur.
Me këtë fitore Interi shkon në 24 pikë në vendin e pestë, kurse Sampdoria thellohet edhe më shumë në vendin e 18 më vetëm gjashtë pikë./Lajmi.net/