Incident në Drenas, sulmohet një mjeke – arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar Drenas pasi kishte sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken. Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha…

Lajme

15/02/2026 09:28

Një person është arrestuar Drenas pasi kishte sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken.

Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha detajeve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi  mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore.