Inagurohet objekti i ri i Konsullatës në Strasburg, Gërvalla: Objekti i ri është pronë e Republikës së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme se gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg. Objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint…

Lajme

23/10/2024 16:01

Ministria e Punëve të Jashtme se gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg.

Objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint Paul” dhe në mes të aleatëve më të fortë të Kosovës, misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë.

Në përurim ishin të pranishëm ,Zëvendësministrja Donika Gërvalla bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Ambasadori Lulzim Hiseni, shumë ambasadorë dhe konsuj  të shumë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, eurodeputetë, miqë të shumtë të Kosovë.

Ministrja Gërvalla para të pranishmëve të shumtë tha se tani, në Strasburg, flasim për standardet demokratike, për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut dhe jam e lumtur që sërish këtë vit, të gjitha institucionet ndërkombëtare të besueshme e kanë konfirmuar Kosovën si kampion të demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin tonë

Ambasadori Lulzim Hiseni tha se blerja e kësaj prone të mrekullueshme në zemër të Strasburgut, kryeqyteti evropian, simbol i paqes dhe pajtimit, tregon përkushtimin e Kosovës për të qenë thellësisht e rrënjosur në vlerat evropiane.

Objekti i sapo inauguruar është pronë e Republikës së Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit. Tashmë janë blerë objektet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Senegal dhe Kroaci./Lajmi.net/