Importi në Kosovë 2022: U shpenzuan gati një miliard euro më shumë se në 2021, u importua më pak
Instituti GAP, ka publikuar një grafikë ku përmes saj ka njoftuar për vlerat dhe sasinë e importuar në Kosovë gjatë 2021-ës dhe 2022-ës. Në atë grafikë, shihet se vlera e importit në vitin 2022 është rritur për 21 për qind më shumë se sa në vitin 2021. Po ashtu, sasia e importuar në 2022-ën shënon…
Lajme
Instituti GAP, ka publikuar një grafikë ku përmes saj ka njoftuar për vlerat dhe sasinë e importuar në Kosovë gjatë 2021-ës dhe 2022-ës.
Në atë grafikë, shihet se vlera e importit në vitin 2022 është rritur për 21 për qind më shumë se sa në vitin 2021.
Po ashtu, sasia e importuar në 2022-ën shënon ulje për 0.3% në krahasim me 2021-ën.
Prej kategorive të importuara me peshën më të madhe në import janë nafta, benzina, dema, cigareja. pijet freskuese, autoveturat dhe lavatriçet shtëpiake.
GAP tregon se në vitin 2022, për shkak të inflacionit, Kosova ka importuar sasi më të vogël të produkteve në krahasim me 2021, por ka shpenzuar gati një miliard euro më shumë.