Ymeri: ZRrE nuk ka lejuar rritje të tarifave për NEMO, kjo nuk ka të bëj me tarifat tona si konsumatorë të KESCO-s

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka sqaruar vendimin që ka marrë sot Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo ka thënë se vendimi i sotëm nuk lejon rritje të tarifave për NEMO, që ka thënë se ka të bëj me operatorin e nominuar për tregti të energjisë elektrike. “Ky vendim nuk ka të bëj…

Lajme

02/02/2026 11:38

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka sqaruar vendimin që ka marrë sot Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ajo ka thënë se vendimi i sotëm nuk lejon rritje të tarifave për NEMO, që ka thënë se ka të bëj me operatorin e nominuar për tregti të energjisë elektrike.

“Ky vendim nuk ka të bëj me tarifat tona si konsumatorë të KESCO-së. Dmth për ne ende nuk është marr vendimi të paktën zyrtarisht deri në këtë moment”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2026-ë, në të cilën ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO për periudhën 2026–2028, duke theksuar se lista e tarifave për Kosovën propozohet të mbetet e pandryshuar dhe se nuk bëhet fjalë për rritje të tarifave të energjisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: