Imami nga Juniku gjen kuletën me 1300 euro e dokumente- e dorëzon në polici
Sot, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, ka dorëzuar në Polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Junik, u konstatua se në portofol ndodheshin 1300…

Lajme
Sot, qytetari Imer Krasniqi Imam nga Juniku, ka dorëzuar në Polici një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Junikut, në kulet kishte të holla në shumë prej njëmijë e treqind (1300) euro dhe dokumente personale.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Junik, u konstatua se në portofol ndodheshin 1300 euro dhe dokumente personale.
Derisa lidhur me këtë, Policia ka identifikua dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta së bashkua me të hollat dhe dokumente personale.
“Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/