I dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe plagosjen e vetes, QKUK tregon gjendjen e 26-vjeçarit
Egzon Bytyqi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai dyshohet se pas ngjarjes ka plagosur edhe veten, ndërsa aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në QKUK. Për lajmi.net është konfirmuar se gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit vazhdon të…
Lajme
Egzon Bytyqi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai dyshohet se pas ngjarjes ka plagosur edhe veten, ndërsa aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në QKUK.
Për lajmi.net është konfirmuar se gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit vazhdon të jetë e njëjtë.
“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Ajo ka bërë të ditur se pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së. /Lajmi.net/