Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flitet për sundimin e ligjit në vend
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it. “Në këtë takim…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
“Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Lajmi.net/